Delegacioni i Bashkisë së Elbasanit, vizitë në Tivar

0

Me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të Tivarit, me ftesë të kryetarit të kësaj bashkie një delegacion i Bashkisë së Elbasanit i kryesuar nga nënkryetari z. Irland Sinaj dhe përgjegjësi i marrëdhënieve me jashtë z. Bledar Alterziu, bashkë me kryetarin e Komunitetit Malazez në RSH z. Marinko Culafiq ishin të ftuar për një vizitë dy ditore.

Në ditën e parë, në 23 nëntor ata u pritën nga kryetari i Këshillit Bashkiak i këtij qyteti z. Miqo Orlandiq dhe morën pjesë në darkën zyrtare të shtruar për t’i uruar mirëseardhjen delegacioneve të ftuara nga bashkitë e disa shteteve ballkanike.

Në date 24 nëntor, kryetarit i Bashkisë së Barit, z. Dusan Raiceviq organizoi një pritje zyrtare në ambjentet e bashkisë, ku midis të tjerave i uroi mirëseardhjen delegacionit të bashkisë së Elbasanit dhe krytarit të ZCGA. Nga ana e tij, kreu i delegacionit z. Sinaj e falenderoi për ftesën kryetarin e Bashkisë së Barit dhe ranë dakord për t’i çuar më tej marrëdhëniet midis dy bashkive në kuadrin e integrimit evropian të dy vendeve tona!

error: Të drejtat e rezervuara !!