Me ndezjen e ”Korona Virus” u mbyll Karnevali Koret 2020, në Tuz

0

Me ndezjen e ‘Korona Virus’ përfundoi manifestimi tradicional i 25-ti më radhë, “Karnevali-Koret” në Tuz.

Karnavali “KORET” 2020 u përmbyll me natën finale të defileut kryesor nëpër qendër të Tuzit. Këtë vitë morën pjesë 9-të ekipe, katër nga Malësia dhe 5 ekipe mysafire:

  1. Ekipi nga Tivati me temën “Bellissima”.
  2. Sukruqi me temën “Epoka e gurit”
  3. Ekipi i Budvës me temën “E mira gjithmonë e fiton të keqën ”.
  4. Drumja me temën “Rojtarët e Koreve”.
  5. Ekipi nga Herceg Novi me temën “Grupi i mazhoretkave Lili”.
  6. Trieshi me temën “Një piktore e re zhduket papritmas”.
  7. Tuzi me temën “Vajza në botën e shpirtrave”.
  8. Herceg Novi me temë “Tupanxhit e Herceg Novit“.
  9. Don Bosko me temën “Evulucioni”.

Në fund të manifestimi u bë djegëja e ”shtrigës”, që këtë vitë simbolë i të keqës ishte Koranavirus, me shpresën se e keqja do të mbetet prapa nesh.

Manifestimi tradicional i 25-ti më radhë i “Karnevali-Koret” 2020 ,  u mbajtë nga data 21 deri më 25 shkurt 2020.

Nata e parë e karnavaleve është hapur me shfaqjen e “Filmit dokumentarë – 25 vite Karneval” në QKI Malësia, pastaj “Nata e humorit dhe satirës” – me Al Pazar të udhëhequr nga Agron Llakaj,  ditën e tretë u mbajtë “Karnevali i fëmijëve” , pastaj “Ballo nën maska” dhe në natën e fundit me 25 shkurt “Defileu kryesorë nëpër Qendër të Tuzit”. /Malësia.ME/

Fotografia e Karnevali Koret
error: Të drejtat e rezervuara !!