Rama në Moskë takon Lavrovin, kërkon njohjen e Kosovës

0

Gjatë fjalës së tij, në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Federatës Ruse, Sergey Lavrov, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ceku çështjen e Kosovës.

“Sa më shpejt të njihet Kosova, aq më mirë do jetë për të gjithë, dhe sigurisht për vetë Serbinë”, deklaroi Rama ndër të tjera.

Nga ana tjetër, Lavrov deklaroi se çështja e Kosovës do zgjidhet dhe se Rusisë i intereson që të arrihet një marrëveshje Kosovë- Serbi dhe se ajo do të nxisë këtë dialog që të arrihet drejt një përfundimi.

Po kështu, Rama u ndal edhe te konflikti Rusi-Ukrainë, ku zonat e konfliktit i konsideroi si një sheshxhirim të një filmi hollivudian për apokalipsin.

“Si kryetar i radhës i OSBE-së jam i vetëdijshëm për nevojën për të qenë një ndërmjetës i ndershëm, dhe njësoj siç ne e dinim që prej ditës së parë, jam këtu plotësisht në frymën e  dialogut dhe të bashkëpunimit të mundshëm dhe në këtë frymë ne trajtuam së bashku me ministrin një sërë çështjesh kryesore që ndikojnë në sigurinë e rajonit tonë.

Rama po qëndron në Moskë në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së me ç’rast zhvilloi takim me Lavrov, ku u diskutua me theks të veçantë për konfliktin në Ukrainë.

error: Të drejtat e rezervuara !!