Gjeloshaj kërkon ndryshimin e vendimit i cili u ndalon qytetarëve daljen në oborr

0

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeljosaj, ka kërkuar nga Ekipit Nacional i Koordinimit të Sëmundjeve Infektive të ndryshojë vendimin për ndalimin e daljes në oborr.

Gjeloshaj tha për agjensin MINA-s se komuna ka marrë sot urdhërin nga Drejtoria e Policisë që qytetarëve nuk u lëjohet dalja në oborr, duke shtuar se ai ka lëshuar njoftim për respektimin e këtij urdhri.

Unë do t’i drejtohem Ekipit Nacional për Sëmundje Infektive me kërkesë që në disa zona rurale kjo të organizohet ndryshe, tha Gjeloshaj.

Ai beson se kjo masë duhet të ndryshohet, pasi nuk prek qytetarët që jetojnë në zona rurale dhe ata që jetojnë në ndërtesa në të njëjtën mënyrë.

“Njerëzit që jetojnë në shtëpija dhe që kanë kopsht kanë nevojë të merren me bujqësi dhe detyrim për të ushqyer bagëtinë, pasi që nga kjo jetojnë, tha Gjeloshaj.

Ai shpresonte që vendimi do të ndryshohet deri në fund të ditës.

Duke folur për situatën aktuale në Tuz, Gjeloshaj tha se është e qetë dhe se masat e Qeverisë dhe Shtabit të Krizave po respektohen./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!