Pranohet kërkesa e Gjeloshaj që qytetarëve të Tuzit tu lejohet dalja në oborr

0

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka bërë të ditur përmes faqes së facebook se është pranuar kërkesa e tij që qytetarëve të Tuzit tu lejohet dalja në oborr, mirëpo jo më shumë se dy veta njëkohsisht dhe duke mbajtur distancën.

Komuna e Tuzit sot kishte marrë urdhërin nga Drejtoria e Policisë që qytetarëve nuk u lëjohet dalja në oborr dhe të gjithë ata që nuk e respektojnë do të ngritet aktpadi penale ndaj tyre.

Postimi i Gjeloshaj:

U respektua kërrkesa ime që oborri të mund të përdoret për dalje, mirëpo jo më shumë se dy veta njëkohsisht dhe duke mbajtur distancen…

error: Të drejtat e rezervuara !!