Futbolli do të rinisë me tifozë në stadiume – por me masa!

0

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka bërë të ditur se futbollit në Mal të Zi do të rinisë me një numër të kufizuar të tifozëve në stadium, për dallim të ligave të tjera evropiane që synojnë rinisjen pa tifozë.

Pasi që Mali i Zi nuk e ka asnjë rast aktiv me koronavirus në vend, qeveria e shpalli pandeminë koronavirus si të përfunduar.

Në mesin e ligave që së shpejti synon të rinisë është edhe ajo e Malit të Zi, e cila megjithatë do të rinisë me tifozë të pranishëm në stadiume, e jo si në vendet e tjera evropiane. Këtë e ka bërë të ditur kryeministri Dushko Markoviq.

error: Të drejtat e rezervuara !!