Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi vizitoi Komunën e Tuzit

0

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Millutin Simoviq me bashkëpunëtorët e tij vizitoi sot Komunën e Tuzit.

Ai u prit nga kryetari i Komunës Nik Gjeloshaj, nënkryetari Ivan Ivanaj, Ismeta Gjoka dhe Elvisa Rexhematoviq. 

z. Gjeloshaj falënderoi Qeverinë për kontributin e dhënë ndaj Komunës së Tuzit dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim në të ardhmen. Ai gjithashtu njoftoi mbështetjen e nënkryetarit Simoviq, se Ministria do të marrë pjesë me gjysmën e fondeve të nevojshme për furnizimin me ujë në zonat rurale malore, për të cilat Komuna ndan mjete të konsiderueshme. 
“Aktet e tilla janë shenjë respekti nga ana e qeverisë në përputhje me nevojat e kësaj zone dhe synim për të krijuar energji të re në Komunën e sapoformuar” – theksoi nënkryetari i Qeverisë z. Simoviq. 

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për projekte të reja dhe njëkohësisht të dy palët shprehën kënaqësinë për përfundimin e ndërtimit të kopshtit të ri në Tuz dhe ndërtimin e rrugës Dinoshë-Cem të Trieshit me vlerë prej 9 milion euro. 

z. Gjeloshaj konstatoi se Komuna ka falur truallin për ndërtimin e kopshtit si dhe e ka liruar atë nga taksat komunale. Gjithashtu ai njoftoi, se deri në fund të muajit gusht do të asfaltohet rruga përreth kopshtit. 
Në fund të takimit u konfirmua partneriteti në mes Komunës së Tuzit dhe Ministrisë së bujqësisë, që bashkërisht të ndihmojnë në zhvillimin e bujqësisë dhe stimulimin e prodhuesve bujqësorë në komunën e Tuzit!

#komunatuz

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
error: Të drejtat e rezervuara !!