Refuzoi Maqedonin, priti 3 vite ftesen e Shqipërise

0
I lindur në Ohër po zemra e mesfushorit Valon Ahmedi rreh vetëm për Kombëtaren shqiptare.

Tre vite pritje për një ftesë dhe tashmë ai është pjesë e ekipit kombëtar shqiptar, kjo falë formës së shkëlqyer që 22-vjeçari po kalon me klubin e tij Maribor me të cilin janë kualifikuar në gruet e Ligës së Kampioneve.

Në një prononcim për “Supersport” Ahmedi nuk e ka fshehur lumturinë e tij për përfshirjen në listë nga trajneri Panucci, duke deklaruar se pavarësisht presionit që pati nga Maqedonia, ai zgjodhi me zemër për të përfaqësuar kombin e tij.

“Kam lindur në Ohër, por jam shqiptar dhe me shumë kënaqësi zgjodha Shqipërinë. Ishte dëshira ime, por sidomos e prindërve të mi që unë të luaj për Shqipërinë. Kam pasur presion nga Maqedonia, por e kam bërë zgjedhjen e time dhe për këtë ndihem shumë mirë. E kam nder që jam pjesë e kombëtares kuqezi dhe, nëse trajneri do të më japë minuta, do të bëj maksimumin. Kam zgjedhur me zemër.”

Ahmedi