LDSH, priti ambasadorin e ri të Kosovës, Ylber Hysa

0

Kreu i Lidhjes Demokratike Shqiptare, në përbërje, Nikollë Camaj, kryetar, Vasel Berishaj, sekretar gjeneral, Ivan Ivanaj kryetar i këshillit komunal të Malësisë i LDSH-së, dhe anëtarët Leon Berishaj dhe Albert Camaj, pritën ambasadorin e republikës së Kosovës shkelqësinë e tij, z.Ylber Hysa.

Takimi u zhvillua në një atmosferë vëllazërore me ç’rast u shkëmbyen mëndime lidhur me statusin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe me punën e deritanishme të komunës së Tuzit.

Ambasadori vlerësoi lartë angazhimin e LDSH-së, në drejtim të bashkëpunimit ndër shqiptar, duke u shprehur se modeli i Malësisë, do të ishte mirë që të zbatohet te shqiptaret në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

LDSH

Fotografia e Lidhja Demokratike Shqiptare
error: Të drejtat e rezervuara !!