Nimanbegu ende i pavendosur (Video)

0

Nimanbegu në fjalën e tij të mbajtur dje në Parlamentin e Malit të Zi rreth çështjes së ndryshimit të ligjeve që çojnë në formimin e komunave në kuadër të kryeqytetit mes tjerash është shprehur se ky projekt nuk është porpozim vetëm i DPS por edhe i disa partive shqiptare të cilat i ftojë të deklarohën rreth kësaj.

Ai gjithashtu ka përmend edhe iniciativat e marra për formimin e Komunës së plotë gjatë viteve të fundit.

Në fjalën e tij z. Nimanbegu ka permendur me emer të gjithë Këshilltarët e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit të cilët e kanë nënshkruar këtë iniciativë. Sipas deputetit Nimanbegu, Forca nuk ka marrë pjesë në bisedimet e vitit 2013 kur partite shqiptare kanë diskutuar rreth këtyre ligjeve.

Ai gjithashtu është shprehur se ky model është një lloj vetqeverisjes lokale, por nuk është 100% Komunë.

Në fund Nimanbegu ka treguar pavendosmëri, duke u shprehur se nuk din akoma a duhet ti përkrahë apo mos ti përkrah këto ndryshime ligjore.
Më poshtë mund të ndjekni videon e plotë të fjalës së deputetit z. Genci Nimanbegu./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!