Platforma e Diasporës: IQ dhe ASH pro, UDSH kundër, LDnëMZ ndoshta!!!

0

Dje portali jonë ka publikuar platformën që u është paraqitur të gjitha partive politike shqiptare në Malësi.

Siç jemi informuar nga burime të sigurta verën e vitit të kaluar, udhëheqësia e shoqatave “Malësia e Madhe” të Detroitit dhe New York filluan bisedimet konkrete me të gjithë liderët e subjekteve, degëve dhe grupacioneve politike që veprojnë në trevën e Malësisë me qëllim të bashkimit sa më të shpejt të tyre.

Sipas po të njëjtave burime, diaspora propozoj hartimin e një Platforme politike, ku do të përfshihën të gjitha subjektet nacionale në trevën e Malësisë si dhe intelektual të profileve të ndryshme. Në takim, të gjithë liderët e subjekteve u dakorduan që do të japin edhe sygjerimet e tyre si dhe do të jenë nënshkrues të Platformës në fjalë.

Nuk është hera e parë që merren iniciativa të tilla, duhet falenderuar dhe vlerësuar iniciativën e diasporës tonë e cila ka dhënë dhe jep një kontribut të madh për vendlindjen.

Por, ashtu si gjithmonë projektet fillojnë por nuk finalizohen, çdo herë ka pengesa dhe arsyetime të çuditshme, pa asnjë vlerë dhe që çojnë kështu në copëzimin e politikës shqiptare në Mal të Zi.

Sipas burimeve tona Iniciativa Qytetare dhe Alternativa Shqiptare janë shprehur të gatshme për të nënshkruar këtë platformë.Nga ana tjetër, UDSH dega e Malësisë ka refuzuar të bëhet pjesë e kësaj platforme.

Por çfarë ndodh me LDnëMZ dega e Malësisë? Për sa i përket kësaj force politike nuk dihen arsyet e hezitimit për të nënshkruar këtë platformë, por sipas burimeve tona thuhet se ende nuk kanë dhënë një përgjigje përfundimtare edhe pse përgjigja është kërkuar deri më datën 31.10.2015.

Duket që për këtë shkak me datën 28 nëntor edhe këtë herë nuk do kemi nënshkrim të platformës së përbashkët. Se kush është shkaku i mospranimit dhe hezitimit për të nënshkruar këtë platformë më se miri e din ata që nuk janë të gatshëm ta nënshkruajnë.

Ndoshta një sqarim për opinioin publik nga ana e përfaqësuesve të diasporës është i domosdoshem./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!