Takohën Nazif Cungu, Nikollë Camaj dhe Mehmet Zenka

0

Dje me datën 25.11.2015 është mbajtur një takim në Ulqin në mes Kryetarit të Forcës Nazif Cungu, Kryetarit të UDSH Mehmet Zenka dhe Kryetarit të Lidhjes Demokratike Dega e Malësisë Nikollë Camaj.

Në mes tjerash, temë e bisedës ishte edhe përpilimi i platformës së përbashkët mbi statusin politiko-ekonomik të shqiptarëve në Mal të Zi.
Mbas takimit pjesmarrësit e këtij takimi kanë nënshkruar një deklaratë të përashkët që në fund thuhet se ky takim është komfor me takimin e parë në Ulqin dhe se takimet e ardhshme duhet të kordinohen nga Këshilli Kombëtarë si institucioni më i lartë mbipartiak në Mal të Zi.

Ky takim duket si një kundërpërgjigje e takimit të parë të organizuar nga Kryetari i Komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka. Në takimin të ftuar nga Gjeka ishin Kryetari i LDnëMZ Bardhi, i FORCËS Cungu, i ASH Camaj, i IQ Sinishtaj, Zenka nga UDSH dhe Hollaj nga Perspektiva, ku të gjithë morën pjesë përveç Kryetarit të Forcës Nazif Cungu.

Në ndryshim nga takimi i parë, duket që Kryetari i UDSH Zenka është i hapur me të gjithë, i gatshëm për takime dhe bisedime. Nga ana tjetër Kryetari i LDnëMZ dega e Malësisë nuk dihet në qoftë se ka përfaqësuar partinë apo degën.

Më shumë sesa për platforma duket se bëhët fjalë për aleanca politike që do të çojnë në koalicione për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Tani përveç se kemi parti politike dhe organizata qytetare në skenë kanë dalë edhe degët e partive politike. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare mund të na sjellin edhe rastin më të çuditshëm, ku një parti do jetë pjesë e dy koalicioneve.

Takimi i parë i organizuar nga Gjeka u cilësua si kërkesë nga Gjeka për përkrahje për të evituar shkarkimin nga pozita e Kryetarit të Komunës së Ulqinit, tani lind pyetja a mos është takimi i dytë përkrahje për Nazif Cungun nga Mehmet Zenka dhe Nikollë Camaj për prishjën e koalicionit qeverisës në Ulqin dhe alenacën e re të Forcës me DPS?/Malësia.ME/

takim-i-subjekteve-shqiptare

error: Të drejtat e rezervuara !!