U mbajtë në Pejë mbledhja e dy qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë (Video)

0

Në Pejë u mblodhën qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës ku në qendër ishin disa tema të bashkëpunimit.

Kosova dhe Shqipëria janë pajtuar që brenda gjashtë muajve të unifikojnë doganat, të heqin tarifën e roamingut në kuadër të telekomunikimt si dhe të heqin tarifat doganore.

Këto ishin vetëm disa nga vendimet që u konfirmuan me nënshkrimin e nëntë marrëveshjeve dhe protokolleve në kuadër të mbledhjes së përbashkët të qeverive të Kosovës dhe Shqipërisë të mbajtur sot në Pejë.

Aty, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama thanë se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është më se i domosdoshëm.

Kryeministri Haradinaj tha se qytetarët në Kosovë e Shqipërisë presin edhe më shumë nga të dy qeveritë, por këtë nënshkrim marrëveshjesh ai tha se e sheh si fillim të konkretizimit të prioriteteve të kahershme nga të dyja palët.

Bashkim Kombëtar deri në 2025, Rama shpalos projektin Kosovë-Shqipëri  Fotografia e Ramush Haradinaj

 BE të mos na tregojë përralla dhe të përkëdhelë Serbinë

Tarifat 100%, Rama: Akt politik, Serbia thika pas shpine Kosovës

Kryemistrat Edi Rama dhe Ramush Haradinaj firmosin flamurin kuq e zi

error: Të drejtat e rezervuara !!