Konfirmohen 3 viktima nga termeti i fuqishëm në Shqipëri

0

Tre janë personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që goditi vendin rreth orës 03:50. Viktimat janë banorë të Durrësit, Kurbinit dhe Thumanës.

Kristi, studente vitit të tretë të mjekësisë, është konfirmuar si viktima e parë në pallatin disa katësh që u rrëzua në zonën e Kryqit të Kuq në Durrës. Ndërkohë, një person në Kurbin është rrëzuar nga ballkoni gjatë lëkundjeve të tokës. Një grua ka ndërruar gjithashtu jetë nga shembja e një pallati në Thumanë.
Nē të gjithë vendin, në Tiranë, Durrës dhe Krujë, sipas të dhënave paraprake 150 qytetarë po marrin shërbim në spitale. Ekipet mjekësore aktualisht është në gjendje gatishmërie të plotë si në Tiranë, Durrës dhe gjithë Shqipërinë.
Ministria e Arsimit ka njoftuar se është pezulluar mësimi për ditën e sotme në Tiranë dhe Durrës.

error: Të drejtat e rezervuara !!