Ministrat Nuhoxhiq dhe Hrapoviq udhëtojnë për në Shqipëri

0

Ministri i Brendshëm i Malit të Zi Mellvudin Nuhoxhiq dhe Ministri i Shëndetësisë Kenan Hrapoviq do të udhëtojnë në Shqipëri për të konkretizuar ndihmën pas tërmetit shkatërrues që goditi mëngjesin e sotëm këtë vend.

Kryeministri Dushko Markoviq pas bisedes telefonike me Kryeministrin Edi Rama kishte njoftuar se në Shqipëri do të dërgohën ministrat. Kryeministri Markoviq dhe Presidenti Millo Gjukanoviq më herët shprehën ngushëllimet dhe solidaritetin e tyre me popullin shqiptar.

Ata njoftuan se Mali i Zi është e gatshme për të mbështetur vendin fqinjë.

Së paku tetë persona kanë vdekur në tërmetin e fortë me magnitudë 6,4 shkallëve të Rihterit i cili sot në orën 3:55 e goditi rrethinën e qytetit të Durrësit, i cili është ndier në gjithë rajonin. Më shumë se 300 persona janë lënduar./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!