Nimanbegu: Shqiptarët dhe Mali i Zi të gatshëm të ndihmojnë Shqipërinë

0

Me rastin e termetit që goditi Shqipërinë, Ambasadorit Kurtëzi i nisa këtë mesazhë ngushëllimi:

“I nderuari Ambasador
I nderuari Ridi,
Me shqetësim të thellë po përcjellim lajmin për tërmetin e madh në Shqipëri dhe demet e shumta në Durrës, Tiranë, Thumanë, Kurbin si dhe zonat tjera përreth. Fuqia e tërmetit, që edhe te ne në Mal të Zi u ndie, i drejtoi mendimet tona drejt miqve dhe bashkëkombësve tanë që jetojnë në shtetin amë.
Më lejoni të ju shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e të vdekurve, si dhe të shpreh solidaritet me të gjithë të lënduarit dhe shpresë për ata që kërkojnë të afërmit e tyre.
Ju lutem përcillni familjeve dhe institucioneve të Shqipërisë, gatishmërinë tonë për ndihmë institucionale, por edhe gatishmërinë e të gjithë shqiptarëve në Malin e Zi, që të ju mbështesin dhe jenë pran jush, në këto çaste të vështira nga fatkeqësia natyrore që po përjetoni.”

Këto mesazh e dorzova personalisht ne vizitën që bëra sot në Ambasadën e Shqipërisë në Podgoricë.
Gjithashtu përcjella informatën përgadishmërin e spitalit të Tivarit që to dal në ndihmë kolegëve nga Tirana Durrësi dhe Shkodra – informatën që ma përcjelli Dr Tomanoviq, drejtori i spitalit në Tivar.

error: Të drejtat e rezervuara !!