Mavraj kalon te Hamburgu

2

Mërgim Mavraj është zyrtarisht futbollist i Hamburgut.

Sipas mediave gjermane, mbrojtësi kuqezi ka kryer sot në mesditë vizitat mjekësore, të cilat i ka kaluar me sukses.

Sipas faqes së njohur të transferimeve, “Transfermarkt.com”, Mavraj ka firmosur një kontratë deri në verën e 2019-ës dhe do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Mbrojtësi i Kolnit në fazën e parë të sezonit në Bundesligë, zhvilloi 16 ndeshje, duke qenë një pikë referimi për ish-ekipin e tij.

Trajneri i Hamburgut, Gizdol dy ditë më parë, deklaroi për “Bild”: “Do të kemi një dhuratë përpara festave”, duke iu referuar merkatos. E pra, dhurata quhet Mavraj, një ndër mbrojtësit më të dalluar të Bundesligës këtë sezon.

error: Të drejtat e rezervuara !!