NIMANBEGU: Do votoj pro, i pakënaqur por nuk kemi bërë hapa mbrapa!

0

Sot në Parlamentin e Malit të Zi ka vazhduar diskutimi për votbesimin e qeverisë dhe fjalën i pari e mori deputeti z. Genci Nimanbegu i cili foli për historikun e parlamentarizmit në Mal të Zi dhe pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi gjatë këtyre 25 viteve.

Ai u shpreh se në disa pika nuk janë dakord me vendimet që ka marrë DPS por që dëshiron që pikat e programit të tyre të realizohen sa më shumë.“Votbesimi i qeverisëështë e drejtë kushtetuese dhe vjen si iniciativë pas marrjes së ftesës për NATO, që bashkë me integrimin Europian janë prioritete të FORCËS “është shprehur Nimanbegu.

Ai gjithashtu ka thënë se në interesin tonë është që të kemi marrëdhënie të mira me Shqipërinë dhe Kosovën gjë që ka ndodhur dhe që me integrimin në NATO ndikimi i lindjes merr fund në Mal të Zi.

Nimanbegu u shpreh se FORCA njëzëri ka vendos të përkrah qeverinë.“Këshilli qendror i Forcës njëzëri ka vendos që të votbesojë qeverinë, por duhet të theksoj se nuk jemi të kënaqur me realizimin e marrëveshjeve politike, por gjithashtu duhet të theksoj se nuk kemi bërë hapa mbrapa” është shprehur Nimanbegu

“Dua të theksoj se vetëm para 10 vitesh kemi votuar pro pavarësisë, dhe në atë kohë ka ekzistuar një rrezik destabiliteti dhe paqe në këtë shtet, për këtë arsye vota pro është vot e deputetëve të përgjegjshëm, deputetëve që votojnë me ndërgjegje, deputetëve që me përgjegjshmëri dhe guxim do mbrojnë popullin e vet” është shprehur në fund Nimanbegu./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!