Zeneli: Folklori shqiptar në trevat e Ulqinit i lënë pas dore si ofertë turistike

0

Në promovimin e këtyre elementeve turistike,nuk mundemi që mos të fajsojmë edhe pushtetin vendore,që tash sa vite nuk kanë berë asgjë në këtë drejtim për ta ndërlidhë kulturën dhe artin folklorik të trevave shqiptare ku ata jetojnë,si pjesë përbërëse të turizmit,ku secila krahin në veçanti ka artin folklorik me veshjet specifike të këtyre trevave me këngë dhe valle e lojërat popullore të shumë llojshme.

Haxhi Zeneli

Kur flasim për folklorin,nuk mundemi të mos përmendim se kjo pjesë e artit tonë ka një rëndësi të madhe që mos të shkojë drejt humbëjes. Andaj duke ruajtur këto vlera në të njëjtën kohë mundemi edhe të ngrisim nivelin ekonomik në fushën e turizmit në trevat ku jetojn shqiptarët.Në rritjen e turizmit,folklori mund të shërbej si një mjet mjaft efektiv për zhvillimin ekonomik të një vendi.Por mund të themi se kjo pjese e rëndësishme e artit tonë është lënë pas dore,dhe nuk janë bërë përpjekje të duhura në promovimin e folklorit,artit dhe traditave popullore të trevave tona,që është një kulturë shumë me rëndësi në tërheqëjen e turizmit.Mendojë se kjo ka ndodhur për disa arsy!por më kryesorëja është,se ne nuk njohim vlerat e popullit dhe vendit tonë,ose këto vlera ne i nënvlerësojmë në vazhdimsi.Në promovimin e këtyre elementeve turistike,nuk mundemi që mos të fajsojmë edhe pushtetin vendore,që tash sa vite nuk kanë berë asgjë në këtë drejtim për ta ndërlidhë kulturën dhe artin folklorik të trevave shqiptare ku ata jetojnë,si pjesë përbërëse të turizmit,ku secila krahin në veçanti ka artin folklorik me veshjet specifike të këtyre trevave me këngë dhe valle e lojërat popullore të shumë llojshme.

Andaj kjo mund të bëhet në shumë mënyra,për shembull:organizimi i ekskurzioneve ditore në qytet dhe jashtë ti,duke angazhuar njerëzit që njohin mirë traditën dhe artin e këtyre trevave,që në mënyrën më të sakët ta shpalosin para vizitorëve këtë thesar të çmuar të popullit tonë.Pastaj në këtë lëmi mund të imprivizohën nëpër shtëpi të vjetëra tradicionale muzeume të kostumografis,etnografis,arkeologjis të këtyre treva,ku me keqardhëje mund të themi se një vend i pasur historik si Ulqini për fat të keq këto nuk egzistojnë.Nëse kjo nuk bëhet,atëherë shtrohët pyetja:çfarë i ofron Ulqini vizitorëve të ti?përveç plazhit.

Në faqet e internetit të reklamave nga shteti i Malit të Zi, apo agjensit turistike, gjysma e historisë edhe sot nuk tregohët për këto troje piktoreske të shqiptarëve. Mali i Zi,ende është i influencuar nga e kaluara sllavo-komuniste.Mendoj se sot kemi shansin historik dhe nuk duhët të humbët kohë,që të tregohët e vërteta e këtyre vendbanimeve Iliro/shqiptare, të edukohët turizmi i këtyre zonave bregdetare dhe malore,dhe të paraqitet arti yne kombetar ashtu siç eshtë,sepse vizitorët e huaj jo vetëm që duan të mësojnë për vendet që ata vizitojnë,por edhe e vlersojnë anticitetin që vendi dhe populli ynë i ka,që kjo eshte mbajtur nën pluhurin shekullor të okupatorëve.Promovimi e këtyre vlerave mund të bëhët në pika të shkurta siç janë mediat,katalogët me harta që paraqesin pikat turistike të vendit tonë,folklori dhe një histori jo e stërgjatur të mbijetesës së qytetit të Ulqinit ndaj okupuesëve gjatë historisë që nga kohërat e lashta.

Andaj nëse e gjithë kjo bëhet me shije dhe standarde botërore,padyshim se suksesi nuk do të mungojë

,kështu që vendit do i rritën vlerat,ku padyshim se kjo do sjell edhe perfitime ekonomike dhe kulturore.

Le ti shfrytzojmë këto asete të vendit sepse vizitorët kërkojnë që ti njofin vlerat tona.

Dhe nëse nuk dimë ti shpalosim vlerat tona,atëherë mos të presim nga të tjerët që do e bëjnë këtë për neve.

error: Të drejtat e rezervuara !!