Gjukanoviq në Tiranë në Asamblen e NATO-s

0

Asambleja Parlamentare e NATO-s do të mblidhet për herë të parë në Tiranë në sesionin e pranverës, në datat 27-30 Maj. Rreth 260 parlamentarë nga 28 vende anëtare të NATO-s, nga Amerika e Veriut dhe Evropa, si edhe delegatë nga vendet partnere dhe vëzhgues do të diskutojnë çështjet aktuale të sigurisë ndërkombëtare dhe raportet e përgatitura nga Komisioniet e Asamblesë.

Axhenda zyrtare e këtij sesioni në dy ditët e para të tij, 28 dhe 29 maj, do t’i dedikohet takimeve të pesë Komisioneve të Asamblesë: Komisionit Politik, atij te Mbrojtjes dhe Sigurisë, te Shkencës dhe Teknologjisë, te Dimensionit Civil të Sigurisë dhe Ekonomisë e Sigurisë.

Të hënën, më 30 maj, Asambleja do të mblidhet në seancë plenare, e cila do të drejtohet nga Michael Turner, President i Asamblesë Parlamentare pjesmarrës do jenë Ilir Meta, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë,Millo Gjukanoviq kryeminister i Malit të Zi, Alexander Vershbow, zv/sekretar i Përgjithshëm i NATO-sdhe të tjerë personalitete të spikatura.

Si pjesë e axhendës,delegatët e Asamblesë do të miratojnë edhe ftesën drejtuar Malit të Zi për tu bërë anëtari i 29 i NATO-s. Ndërsa Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe homologu i tij malazez, Millo Gjukanoviq do të mbajnë fjalim vetëm pak ditë pasi Ministrat e Jashtëm të Alancës nënshkruan protokollin e pranimit me Malin e Zi gjatë takimit të tyre në Bruksel./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!