Festivali mbarëkombëtar në Tropojë, SHKA ”Liria” nga Mileshi zuri vendin e parë

0

Në Bajram Curr, në festivalin mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”  SHKA ”Liria” nga Mileshi (Tuz) zuri vendin e parë.

Edhe në këtë edicion në skenën e këtij festivali të organizuar nga Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, performuan ansamble nga të gjitha trevat shqiptare.

Shqiptarët e Malit të Zi me sukses i përfaqësoi SHKA ”Liria” nga Mileshi si dhe SHKA ”Maja e Karanfilit” Plavë-Guci.

Siç u shprehën nga SHKA ”Liria” për portalin malësia.me, ftesen per ne Tropoj e kishin vërë ne pikepyetje sepse siç e dim jemi ne muajin e Ramazanit dhe ishte pak veshtire të bëjmë pergatitje duke qënë se agjerojmë , por deshira jon jashtzakonshme e madhe na beri që të shkojm.

Shkuam për të bëre qefe dhe për një eksperiencë të re. Ishte festivali i parë i Tropojes dhe ne konkuruam me dy valle dhe një këngë të Jasmin Nikaj. Njoftuam shoqata të ndryshme nga Tirana, Shkodra, Gucia , Gjakova dhe Puka…

Konkurenca në festival ishte e fortë dhe ishte një befasi e madhe kur morëm vendin e parë, u shprehën nga SHKA ”Liria”.

Në hapjen e Festivalit mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta. 

“Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës”, kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!”-shkruan Meta në facebook.

Rezultat slika za Festivalit të parë Mbarëkombëtar të “Kcimit të Tropojës

Në Tropojën e dashur dhe fisnike! I lumtur të marr pjesë sot në Festivalin e Parë Mbarëkombëtar të "Kcimit të Tropojës", kryevepër e trashëgimisë shpirtërore të kombit tonë! Atmosferë e jashtëzakonshme festive!🇦🇱

Posted by Ilir Meta on Sunday, 26 May 2019
error: Të drejtat e rezervuara !!