Historike🇦🇱🇪🇺 Arba Kokalari, eurodeputetja e parë shqiptare

0

Arba Kokalari është eurodeputetja e parë shqiptare. Ajo është zgjedhur nga Suedia, si përfaqësuese në Parlamentin Evropian, në zgjedhjet që janë mbajtur dje.

Arba Kokalari, e cila jeton në Stokholm të Suedisë, është shqiptarja e parë që siguron një vend në Parlamentin Europian. Politikania e re është pjesë e partisë së moderuar, e cila fitoi 17.6 për qind të votave, duke marrë kështu 4 eurodeputetë, mes të cilëve edhe Kokalarin.

E lindur në Tiranë, 27 nëntorin e vitit 1986, ajo ka mbajtur postin e sekretares ndërkombëtare të grupimit rinor të partisë në të cilën aderon, e ku ka qenë mjaft aktive. Ndër të parët që e përshëndetën një zhvillim të tillë ishte ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Presidenti Meta: Arba Kokalari meriton mirënjohjen e shqiptarëve!

Presidenti Ilir Meta ka uruar shqiptaren Arba Kokalari, e cila dje fitoi zgjedhjet duke u bërë kështu shqiptarja e parë deputete në Parlamentin Europian.

Kreu i shtetit thotë mes tjerash se Kokalari i bën të lumtur të gjithë shqiptarët pavarësisht vendeve ku jetojnë. Në mesazhin e Ilir Metës theksohet se shqiptarja Arba Kokalari është një model suksesi në Suedi dhe njëherësh për Europën e bashkuar.

🇸🇪
🇦🇱
🇪🇺

“Arba Kokalari, shqiptarja e parë eurodeputete, i bën të lumtur të gjithë shqiptarët dhe meriton mirënjohjen e tyre, jo vetëm si model suksesi në Suedi por edhe përfaqësimi dinjitoz në Europën e Bashkuar!”-shkruan Meta.

error: Të drejtat e rezervuara !!