Manifestim ne Komunën e Tuzit me rastin e ditës ndërkombëtare të fëmijëve

0

Me rastin e shënimit të Ditës mbarëkombëtare të fëmijës, Komuna e Tuzi planifikon manifestimin i cili për qellim ka tërheqjen e vëmendjes së publikut për detyrime të shoqërisë ndaj fëmijëve, si dhe për problemet aktuale me të cilat përballen fëmijët.
Mes tjerash, është i planifikuar promovimi i institucioneve dhe organizatave të cilat merren me avancimin e të drejtave, shëndetit dhe interesit të fëmijëve në Komunën e Tuzit.
Manifestimi do të mbahet më 1 qershor 2019 në oborrin e ndërtesës së Komunës së Tuzit me fillim në orën 18:00.

Në rast të motit të keq, manifestimi do të mbahet në QKI “Malësia”

Ftojmë të gjithë prindërit që me 1 qershor të sjellin fëmijët e tyre dhe këtë ditë të gjithë sëbashku të krijojmë një atmosferë festive duke u argëtuar përmes programit të përgatitur nga të vegjlit e Malësisë.

error: Të drejtat e rezervuara !!