Meta: 13 tetori, data e re e zgjedhjeve – Rama: 30 qershori e vetmja datë

0

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në një deklaratë për mediat ka konfirmuar se 13 Tetori 2019, do të jetë data e re e zgjedhjeve.

“Dekreti për datën e re të zgjedhjeve, që është data 13 tetor. Dy arsyet pse kam vendosur këtë datë, sepse është dita më e shpejtë për të organizuar zgjedhjet vendore gjithëpërfshirëse. Arsyeja e dytë është sepse si e kam nënvizuar edhe në 8 qershor, kur e zhdekretova datën e zgjedhjeve, ka të bëjë me garantimin e vazhdimësisë të integrimit europian, të mos shkëputjet të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për çeljen e negociatave. Kemi humbur shumë kohë, por për fat të mirë në axhendën e BE është për të marrë një vendim për çeljen e negociatave në tetor, dhe mbledhja është me 18”, tha Meta.

Rama reagon për 13 tetorin: Thjesht mëshirojeni; 30 qershori e vetmja datë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale. Duke kërkuar mëshirë për presidentin, Rama thekson se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.

Në një reagim në ‘Twitter’, Rama shkruan: “A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjes.”

error: Të drejtat e rezervuara !!