Sot, 30 raste të reja me koronavirus, në Rozhajë edhe 13 të infektuar

0

Numri i personave të infektuar me koronavirus në Mal të Zi është rritur edhe sot. Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik kanë përfunduar analizën e 407 mostrave, 30 prej të cilave ishin pozitive në koronavirusin e ri.

Shumica e pacientëve të rinj janë nga Rozhaja, 13. Podgorica vijon me shtatë, Berane katër, Bijelo Pole tre, Cetinjë, Ulqin dhe Nikshiq nga një.

Aktualisht janë 145 raste aktive në Mal të Zi:
Rozhajë: 54
Podgoricë: 31
Bijelo Pole: 13
Budva: 12
Berane: 12
Tivar: 4
Ulqin: 4
Danilovgrad: 3
Cetinjë: 3
Pljevlë: 2
Tuz: 2
Herceg Novi: 2
Kotorr: 1
Guci: 1
Nikshiq: 1

error: Të drejtat e rezervuara !!