Zëvendësministri i punëve të jashtme të Kosovës, vizitoi Komunën e Tuzit

0

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj, kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, z. Fadil Kajoshaj, pastaj drejtori i SH.P.K “Komunale-Tuz” z. Nikollë Camaj si dhe nënkryetaret e komunës së Tuzit z.Ivan Ivanaj dhe z. Haris Ramoviq, pritën sot në takim zëvendësministrin e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës s, z. Anton Berisha.

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit

Gjeloshaj falenderoi z. Berisha për vizitën dhe interesimin e tij për komunën tonë si dhe uroi që zgjedhjet parlamentare në Kosovë, të zhvillohën në mënyrë sa demokratike dhe të qeta.

Zëvendësministri i punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, falenderoi udhëheqësinë e Komunës për mikëpritje si dhe u uroi punë të mbarë në të mirë të vendit dhe banorëve.
Gjatë takimit, konstatim i përbashkët ishte që të vazhdohet bashkëpunimi dhe shkëmbimi i ideve dhe përvojave në të mirë të banorëve të të dy vendeve.

Komuna e Tuzit

Fotografia e Opština Tuzi - Komuna e Tuzit
error: Të drejtat e rezervuara !!