Nora Gjakova fiton medaljen e artë, mposhti rusen në finale

0

Me një ippon maestral, për më pak se një minutë, Nora Gjakova ka mposhtur rusen Anastasia Konkina, për t’u stolisur me medaljen e artë në Grand Slamin e xhudos, Abu Dhabi 2018.

Kampionia e Evropës, Nora Gjakova, triumfoi në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Më herët medalje të argjendtë në këtë Grand Slam të Abu Dhabit fituan edhe Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.

Haradinaj: Majlinda, Distria e Nora i dhanë ngjyra flamurit të Kosovës në Abu Dhabi

Majlinda, Distria dhe Nora i dhanë sërish ngjyra flamurit të Kosovës në Grand Slamin e Xhudos në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vajzat tona të arta korrën një tjetër sukses duke arritur në finale dhe duke fituar medaljen e artë dhe medalje të argjendta në këtë garë ndërkombëtare.

Krenarë me ju, me talentin dhe përkushtimin tuaj, që Kosovës po i jep emër në botë.

Urime!

error: Të drejtat e rezervuara !!