KKSH dhe Ambasada e Shqipërisë kremtojnë 28 nëntorin me himnin dhe flamurin e Malit të zi

0

Në restorantin “Troja”,me daten 26 nëntor Ambasada e republikes së Shqiperisë në Malin e Zi dhe Këshilli Kombëtar i shqiptareve në Mal të Zi ,organizuan sëbashku një veprimtari memorative kushtuar 572 vjetorit të ngritjes së flamurit kombetar,dhe 103 vjetorit të shpalljes së pavaresisë së Shqiperisë në Vlora me 28 nentor 1912.

Kjo ishte organizimi i parë i perbashket i ambasades shqiptare dhe keshillit kombëtar, mbrëmja filloi me intonimin e hymneve kombetare Shqiptare dhe të Malit Zi.

Pas hymneve e mori fjalen ambasadori i rep. së Shqiperisë në Mal të Zi z. Ernal Filo , i cili në fjalen e tij pershendeti të pranishmit dhe u uroi festen e flamurit dhe pavaresisë. Gjithashtu gjatë fjales së tij z. Filo evokoi “momente” nga historia e lavdishme e shqiptareve në mbrojtje të lirisë dhe trojeve të veta. Z. Filo foli edhe per perpjekjet e sotme të shqiptareve kudo që janë per integrimin e plotë në Bashkimin Europian. Në ketë rrugë tha ai është edhe Mali i Zi megjithë veshtirsitë që hasen sot.

Pas Abasadorit z. Filo pershendeti dhe u uroi festat kombetare të pranishmëve z. Genc Nimanbegu, kryetar i keshillit nacional të shqiptareve në Mal të Zi. Z. Nemanbegu paraqiti shkurtimisht momente nga historia e lavdishme e shqiptareve në luften dhe perpjekjet per liri dhe të drejtat kombetare ,ku ngritja e flamurit para 572 viteve nga Skenderbeu dhe shpallja e pavaresisë së Shqiperisë nga Ismail Qemali janë kulmet e ketyre luftrave dhe perpjekjeve ndër shekuj të shqiptareve. Gjithashtu z. Nimanbegu vuri në dukje se shqiptaret në trojet e tyre të mbetur në Malin e Zi ,kanë qenë ndër shekuj faktor i rendesishem në luftrat per liri e flamur ,ku një nga keto epope të lavdishme është kryengritja e Malesisë Madhe në vitin 1911,kur malësoret me në krye heroin e popullit Dedë Gjon Luli ngriten flamurin kombetar në Deçiq.

Në ambientet ku u zhvillua veprimtaria ishin ekspozuar disa foto historike të fototekes “Marubi” ,ku në keto foto spikatnin burra dhe gra me veshje kombetare shqiptare dhe figura të njohura të luftrave per liri si Tring Smajlja e tjer. Në fund të kesaj veprimtarie organizatoret “gostiten” të pranishmit me një koktej.

Në QKI Malësia u mbajtë Kremtimi i 28 Nëntorit

Në sallën e Qendrës për Kulture “Malësia” në Tuz me fillim në ora 17h u shënua mbrëmë 28 Nëntorit Dita e Flamurit nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, ku u shfaqë dokumentari “Na ishte një herë Shqiperia” te autorit Stefan Çapaliku.

Salla e QKI Malësia ishte më shumë se gjysmë e zbrazët.

error: Të drejtat e rezervuara !!