KKSH: Anollohen aktivitetet e parapara për shënimin e 28 nëntorit

0

Me rastin e tërmetit katastrofal që goditi Shqipërinë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi solidarizohet me shtetin amë për t’iu ardhur në ndihmë viktimave dhe çdo qytetari shqiptar të prekur nga kjo fatkeqësi natyrore.

Ju njoftojmë se aktivitetet e parapara të mbahen me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit Kombëtar anullohen, përveç Maratonës së Pavarësisë Shkodër Ulqin 2019, e cila këtë vit do të mbahet për nderë të viktimave të këtij tërmeti.

Mjetet financiare të parapara për evenimentet festive do të dedikohen për ndihmën e familjeve në nevojë.

Ndërkaq, në Tuz, në vend të koncertit festiv, më 28.11.2019 do të mbahet mbrëmje humanitare.

Urojmë që tragjeditë si kjo të ngelen një e harruar e trishtë, e papërsëritur.

error: Të drejtat e rezervuara !!