Musa Gjoka: Kryetar i KKSH-së Genci Nimanbegu jepni dorheqje!

0

(Letër e hapur kryetarit të Këshillit Kombëtar Genci Nimanbegu)

I nderuari z. Nimanbegu!

Jepni dorëheqje, sepse nuk e keni mbajtur fjalën e dhënë me rastin e marrjes së detyrës së Kryetarit, kur keni pohuar se do ta mbani fanellën e kombëtares;

Dorëheqjen, sepse keni dështuar në konstituimin e organeve të Këshillit (konstituimin e Kryesisë dhe harmonizimin e Rregullores së punës me Statutin një vit pas ndërrimit të tij);

Jepni dorëheqje, sepse nuk keni arritur që Këshillin ta menaxhoni në planin financiar (50% e buxhetit shpenzohet në rrogat e dy të punësuarve, kurse 50%  tjera për të gjitha aktivitetet e këtij institucioni, çka është absurde);

Dorëheqjen Kryetar, sepse raportin e  punës dhe raportin financiar për vitin 2014 e keni dhënë në dhjetor të vitit 2015, kur është dashtë të debatohet për Planin e punës për vitin 2016 dhe të raportohet Puna dhe Plani financiar i këtij viti;

Jepni dorëheqje, sepse nga neglizhenca Juaj një vit keni zvarritur aktivitetet në transformimin e të përjavshmes Koha Javore;

Dorëheqjen, sepse tërë procesi rreth zgjedhjes së Këshillit Programor prej shpalljes së konkursit e përfshirë ditën e zgjedhjes ka qenë skandaloz;

Jepni dorëheqje sepse keni ra pre e “Paktit Tri Palësh” në të gjitha vendimet rreth zgjedhjeve dhe emërimeve në Këshill, dhe rreth çdo çështje tjetër të rëndësishme që ka të bëjë me KKSH-në;

Dorëheqjen, sepse në vend që angazhimin kryesor ta fokusoni në përmirësimin e statusit të shqiptarëve (përmirësimi i legjislacionit në fusha të ndryshme) jeni angazhuar në çështje periferike (regjistrime, vrapime dhe manifestime);

Jepni dorëheqjen, sepse vetëm kështu do të hapni rrugë që të lirohet ky institucion nga ndikimet  e ngushta partiake dhe klanore dhe të jetë në kuptimin e plot të fjalës Këshill Kombëtar çka është edhe synimi i shqiptarëve në Mal të Zi;

Dorëheqjen nga kryetari i KKSH-së, ose edhe publikisht distancojuni  nga “Pakti Tri Palësh”sepse edhe ju do të jeni viktimë, kur atyre tu vinë rasti!

Musa Ram Gjoka

anëtar i Këshillit  Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të  Zi

p.s. Pezullojë pjesëmarrjen në të gjitha aktivitetet e Këshillit deri në momentin e ndryshimeve rrënjësore dhe apelojë në anëtarët që nuk i përkasin “Paktit Tri Palësh” ta bëjnë të njëjtën.

error: Të drejtat e rezervuara !!