Haxhi Sulejmani: Marsi i Malcisë

0

Edhe këtë mars, Drenica do të ndezë flakadanët në kujtim e nderim të familjes heroike Jashari. Më 1998, Kulla e Jasharëve do të niste kushtrimin e pavarësisë së Kosovës. Gati dy dekada më vonë, Malcia ka shansin të shënojë një Mars të vetin, duke përzgjedhur përfaqësuesit shqiptarë për prijës të Komunës së Tuzit. 


Të dielen, më 3 mars 2019, në Tuz mbahen zgjedhjet e para komunale. Shqiptarët janë të unifikuar rreth listës “Forumi shqiptar” me numrin 5, andaj te dielen të gjithë të jeni shembullorë e të shkëlqyeshëm (5), në të mirë të pasardhësve, si amanet i të parëve. 
Të gjithë i kemi sytë dhe zemrat kah Ju. 
Le të vijë marsi, le të nisë stina!

Ulqin, shkurt 2019.

Haxhi SULEJMANI, 
Sekretar i Partisë Demokratike

error: Të drejtat e rezervuara !!