“Rasti Fjalori”: Akademia zmbrapset, por pamjaftyeshëm

0

Akademia malazeze e shkencave dhe arteve (AMSHA) u përgjigj kritikave të cilat iu dërguan për shkak të, siç thuhet, trajtimit joadekuat të Shqiptarëve në Fjalorin të cilin e përpiloi skuadra e Akademisë. Në kumtesë thuhet se në fjalor nuk ka veprime kulturoicide dhe as qëllime të këqija ndaj ndokujt, e sidomos jo ndaj shqiptarëve ose cilës do pakicë tjetër.

Me shpjegim të gjerë të nocioneve, nga AMSHA thonë se skuadra autoriale është e gatshme të shqyrtojë të gjithë vërejtjet dhe sugjestionet të cilat kanë të bëjnë me profesionin dhe metodologjinë leksikografike të përdorur në fjalor, por në asnjë rast nuk e kanë ndërmend që të kyçen në, siç pohojnë, politikanizëm dhe fushata parazgjedhore çfarëdo lloji qofshin ato.

Po ashtu, nga AMSHA ftojnë të gjithë ato të cilët ndjehen të lënduar me ndonjërën nga zgjidhjet, e kanë derën gjithmonë të hapur dhe thonë se çdo sugjestion me qëllim përmirësimin e tekstit përfundimtar të Fjalorit është i mirëseardhur.

Nga AMSHA thonë se skuadra autoriale në edicionet e përsëritura dhe të reja do të kenë më shumë ndjeshmëri në mënyrë që të shmangen mosmarrëveshjet që burojnë në shpjegimin e disa fjalëve.

error: Të drejtat e rezervuara !!