Ka gjasa që të mbahen mbrëmjet e maturës dhe gjysëm-maturës në Mal të Zi

0

Qëndrimi i Ministrisë së Arsimit është që mbrëmjet e maturës dhe gjysëm-maturës do të duhet të mbahen në dritën e lehtësimit të masave epidemiologjike, në përputhje me udhëzimet dhe rekomandimet e qarta të Institutit të Shëndetit Publik.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Arsimit, Damir Shehoviq.

“Sigurisht, fjala e fundit është e resorëve përkatëse, kështu që Ministria për këtë rast për mëndim iu drejtua Institutit,” tha Shehoviq.

“Unë nuk mund të mos ju drejtohem maturantëve të kësaj gjenerate, të cilëve dua t’u them: Fëmijë, mos mendoni se ne nuk i dimë kushtet në të cilat ju dolët nga bankat shkollore dhe u futët në botën e të rriturve. Mos mendoni se nuk kemi vërejtur që ju nuk keni pasur mundësi t’i kaloni muajt e fundit të shkollës me miqtë duke u shoqërur dhe festuar “, tha Shehoviq.

Ai shton se e gjithë shoqëria është në dijeni të situatës në të cilën ishin gjysmë maturantët dhe maturantët “dhe sakrificat që ishin veçanërisht të vështira për të rinjtë, tha ai./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!