Palmer: Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë kanale të hapura për komunikim

0

Serbia dhe Mali i Zi çdoherë do të jenë fqinj dhe duhet të gjejnë mënyrë t’i zgjidhin të gjitha çështjet në marrëdhënie partneriteti, deklaroi për Zërin e Amerikës i dërguari i posaçëm për Ballkanin, Metju Palmer.

Ai potencoi se Mali Zi ka të drejtë të vendos parametra për atë kush mund të hyjë në vend në pajtim me rekomandimet epidemiologjike.

“Porosia më e rëndësishme është se të dy vendet duhet të bisedojnë, qeveritë duhet të komunikojnë dhe duhet të kenë kanale të hapura për komunikim”, tha Palmer.

Ai shtoi se duhet të kujdesen për vendimet që mund të ndikojnë ndaj marrëdhënieve me fqinjin e rëndësishëm dhe si ato do të ndikojnë në sezonin veror turistik, duke pasur parasysh rolin e rëndësishëm e turistëve serb më ekonominë malazeze.

error: Të drejtat e rezervuara !!