Gjeloshaj: Besëlidhja e Malësisë e mbajtur para 50 vitesh një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne

0

Kryetari i komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj deklaroi se Besëlidhja e Malësisë e mbajtur para 50 vitesh paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne për këto treva dhe më gjerë.

Ai thekoson se për arsye të situatës së krijuar nga COVID19, manifestimi për këtë ngjarje është shtyrë për një datë tjetër, gjatë këtij viti jubilar.

Të nderuar miq,

Në datën e sotme, me 28 qershor të vitit 1970, burrat e Malësisë u bashkuan në Tuz dhe lidhën BESËN për të ndaluar njëherë e përgjithmonë gjakmarrjen, këtë fenomen të zi për shqiptarët kudo ndodhemi!

Besëlidhja e Malësisë e mbajtur para 50 vitesh paraqet një nga ngjarjet më të rëndësishme të historisë moderne për këto treva dhe më gjerë!

Besën e mbajtur dhe modelin e kësaj ngjarjeje historike e kanë ndjek shumë intelektual të ndritur shqiptar në Kosovë, Shqipëri, diasporë e gjetiu!

Për arsye të situatës së krijuar nga COVID19, manifestimi për këtë ngjarje është shtyrë për një datë tjetër, gjatë këtij viti jubilar.

Andaj komuna gjithsesi do të përkujtoj Besën dhe burrërinë e të parëve tonë që punuan shumë që fenomeni i vëllavrasjes të ndalohet përgjthmonë!


Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

error: Të drejtat e rezervuara !!