Bashkimi i madh shqiptarë!

0

Sot në Ulqin, u nënshkrua marrëveshja e koalicionit parazgjedhor, për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit mes ASH-Forca,LDSH,Unioni i Tuzit dhe Levizjes Persektiva.

Siç u shprehën, ky bashkim përfaqëson shqiptarët pa dallime , nga bregu i Buenës e deri në Dacaj të Rozhajës. Ky bashkim i partive kryesore shqiptare të Malit të Zi, bëhet në interes të popullit tonë duke synuar maksimalizimin e votës shqiptare, thanë ata.

Koalicioni i madh shqiptar u krye!

Alternativa shqiptare, Forca e re demokratike, Lidhja demokratike shqiptare, Lëvizja qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit!

Ky bashkim përfaqëson shqiptarët pa dallime , nga bregu i Buenës e deri në Dacaj të Rozhajës! Ky bashkim përfaqësohet me 15 këshilltarë në Kuvendin e Tuzit, 9 në Kuvendin e Ulqinit, 5 në Kuvendin e Gucisë, me nga një këshilltar në Kuvendin e Plavës dhe Podgoricës. Në total 31 nga 41 këshilltarët e subjekteve nacionale ose 71% të përfaqësimit politik nacional. Po ashtu pjesë e këtij koalicioni janë: nënkryetari i Parlamentit të Malit të Zi, kryetari i komunës së Tuzit, kryetarët e Kuvendeve të komunës së Ulqinit dhe Tuzit, nënkryetarët e komunës së Tuzit dhe Gucisë…

Vlerësoj se ka ardhur koha që elektorati shqiptar ta diferencojë politikën shqiptare dhe se koalicioni jonë ëshë alternativa më e mirë, unike dhe më gjithpërfshirëse. Përveç kësaj pa dilemë mund të konsiderohet si vazhdimësi e bashkimit në Malësi. Kështu që ky koalicion na jep shpresë dhe optimizëm që së bashku me diasporën dhe të gjithë shqiptarinë do të dalim fitues apsolut me 30 gusht.

Apeli ynë kombëtar, asnjë votë për subjektet e ashtuquajtura qytetare!
Vota shqiptare vetëm për shqiptarë, për listën më të mirë, për koalicionin tonë!

Me fitorën tonë na pret punë dhe përgjegjësi e madhe, që të gjithë bashkë të përmirësojmë zhvillimin ekonomik të zonave shqiptare! Ta rikthejmë drejtimin e Ulqinit dhe Gucisë! Të rikthejmë pronat dhe të faktorizojmë dhe intervegrojmë shqiptarët në çdo nivel!

Shqiptarët gjithmonë kur u bashkuan, ia dolën!
Modeli i Tuzit është shembulli më i mirë dhe më aktuaI! Të bindur se fitorja e 30 gushtit do të jetë vazhdimësi e pandalur e fitoreve të shqiptarëve së bashku me diasporë dhe shqiptarinë!
Sinqerisht,
Nik Gjeloshaj

Sapo nënshkruam marrëveshjen e koalicionit gjithpërfshirës për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, mes Forcës së Re Demokratike, Alternativës Shqiptare, Lidhjes Demokratike Shqiptare, Unionit të Tuzit si dhe Lëvizjes Qytetare Perspektiva.

Ky bashkim i partive kryesore shqiptare të Malit të Zi, bëhet në interes të popullit tonë duke synuar maksimalizimin e votës shqiptare. Shpreh mirënjohjen ndaj diasporës dhe aktorëve të tjerë politikë, që kanë këmbëngulur për të krijuar një listë të përbashkët elektorale që do të mundësoj një përfaqësim më të denjë e të plotë të popullit shqiptar në parlamentin e Malit të Zi.

Nazif Cungu

error: Të drejtat e rezervuara !!