Kuvendi Komunal i Ulqinit: Shitja e Pyllit të Pishave tërhiqet nga rendi i ditës

0

Mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Ulqinit në të cilën do të miratohej shitja e një pjese të Pyllit të Pishave, u ndërpre pasi kryetari i Komunës Loro Nrekiq, në rolin e propozuesit e tërhoqi atë nga rendi i ditës.

Sipas tij, arsyet e tërheqjes janë mosdhënia e pëlqimit nga ana e Qeverisë, pasi për këtë nuk janë kryer të gjitha procedurat e duhura ligjore. Ai njoftoi se kjo pikë do të dalë përsëri në Kuvend sapo të përfundojnë procedurat e nevojshme. Në mbledhjen e zakonshme që filloi më pas, këshilltarët Adrian Mavriq dhe Ilir Harasani propozuan që në rend të ditës të hynte edhe iniciativa e qytetarëve e përkrahur me rreth 700 nënshkrime për vendosjen e një moratoriumit për ndërtime në Pyllin e Pishave.

Kjo hasi në oponencë të këshilltarëve Haxhi Sulejmani dhe Arjan Lamoja, pasi sipas tyre për këtë nuk ekziston materiali i duhur dhe nuk janë plotësuar kushtet që të dalë para këshilltarëve. Në fund iniciativa nuk u miratua pasi kundër ose neutral ishin këshilltarët e Partisë Demokratike të Socialistëve, UDSH-së, Socialdemokratëve dhe disa prej Partisë Demokratike.

/TvTeuta/

error: Të drejtat e rezervuara !!