Dështoi edhe tentimi i dytë i votimit të mosbesmit të Gjekës

0

Duke u bazuar në burimet e supozuara në PDS, gazeta “Pobjeda” të premten ka publikuar se të hënën, më 30 nëntor, është caktuar mbledhja e Kuvendit komunal në të cilën do të diskutohet për votimin e mosbesimit të kryetarit të komunës së Ulqinit Fatmir Gjeka.

Por, në shërbimin e Kuvendit nuk mbërriti asnjë kërkesë për mbajtjen e seancës urgjente, kështu që ajo nuk do të mbahet.

Nëse dihet se në fillim të javës së kaluar ka dështuar tentativa që të bëhet e njëjta gjë, sepse përveç tetë këshilltarëve të Forcës nuk kishte nënshkrime të edhe të paktën tre këshilltarë të cilët do të kërkonin votëbesimin e Gjekës, atëherë kjo është hera e dytë në vetëm dhjetë ditë që dështon qëllimi që kryetari aktual të shkarkohet.

Skenari i ri është edhe më tepër farsë nëse dihet paralajmërimi që negociatat për rikompozimin e pushtetit në Ulqin do të nisin në fillim të dhjetorit.

Përndryshe, funksionarët e lartë të PDS-së, të cilët janë të kyçur në këtë proces, kryetari i Këshillit në Ulqin Loro Nrekiq dhe deputeti Luigj Shkrela, këto ditë janë jashtë shtetit./ulinfo/

error: Të drejtat e rezervuara !!