KKSH dhe Partitë shqiptare urojnë 28 nëntorin

0

KKSH: Mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit

28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.

Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.

Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe në atë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.
Uroj që urat lidhëse të krijuara midis shqiptarëve të trevave të ndryshme, të bëhen më të numërta dhe të kosmopolitenizohen, ashtu siç është bërë tradicionale Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër, e cila bashkon të gjithë popujt vullnetmirë.

Urime!

UDSH: Urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit

Unioni Demokratik i Shqiptarëve iu uron festën e madhe gjithëkombëtare ,,Ditën e Flamurit” të gjithë shqiptareve kudo që janë.

Ne shqiptarët na bashkon gjithçka dhe nuk na ndan asgjë. Na bashkon gjaku, gjuha, flamuri dhe identiteti i njëjtë, na bashkon historia dhe vlerat kombëtare.
Kjo ditë krenarie, le të na gjejë të bashkuar dhe le të frymëzohemi të gjithë për të punuar edhe më shumë për një të ardhme edhe më të mirë të popullit tonë.

Të gjithë popullit shqiptar në mbarë Botën i urojmë festën e 28 Nëntorit ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë , gjegjësisht ditën e Flamurit.

Zoti e bekoftë Flamurin dhe shqiptaret kudo që janë !

  Alternativa Shqiptare Uron 28 nëntorin

Sot në këtë ditë të madhe për kombin tonë duam të urojmë të gjithë shqiptarët anë e kënd botës, Gëzur festën e Flamurit, ditën e pavarësisë së Shqipërisë

Të kujtojmë sot në këtë ditë të gjithë ata që kontribuan për atëdheun, të gjithë ata që dhanë jetën për liri dhe pavarësi. Të kujtojmë sot përveç Gjergj Kastriotin, Ismail Qemalin dhe Isa Boletinit me shokë edhe Adem Jasharin që pikërisht sot para 60 vitesh lindi në këtë ditë të madhe, në atë vend të bekuar që kërkonte liri dhe pavarësi.

Sot duhet të punojmë më shumë për vendim tonë, ta duam atë, të çojmë lartë vlerat tona historike dhe kulturore, të jemi krenarë për atë që jemi dhe të ndertojmë një të ardhme më të mirë për gjeneratat e reja.

Gëzuar të gjithë shqiptarëve.

Forca: Mesazh urimi me rastin e 28 Nëntorit

Kumtesë për media

Sot, me 28 Nëntor, shqiptarët pa dallim feje apo krahine grumbullohen rreth mesazhit që na lanë amanet të parët tanë. Mesazhit të unitetit kombëtar, të luftës kundër përçarjeve dhe dallimeve, të ngadhnjimit ndaj atyre që na luftuan dhe të paqes me ata që na ndihmuan.

Sot, shqiptarët festojnë lindjen e tyre, jo si komb, por si forcë e pamohueshme në të gjitha lëvizjet sociale, ekonomike dhe politike të Ballkanit , dhe në të ardhmen pse jo edhe të Europës.

Forca e Re Demokratike, si subjekti më i madh shqiptar në Mal të Zi, uron që kjo datë të mos jetë vetëm kujtim i së kaluarës por edhe nxitje për bashkim në të ardhmen. Bashkim i cili njëherë e mirë do ti ngrisë shqiptarët në pozitën që meritojnë përkrah vendeve të Europës.

Urime 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit .

Ne respekt,

Nazif Cungu

Kryetar i Forcës së Re Demokratike

error: Të drejtat e rezervuara !!