Prishtinë: Opozita protestojë – Arrestohet Albin Kurti (Video)

0

Mijëra qytetarë të Kosovës kanë marrë pjesë në protestën e ftuar nga tri subjektet opozitare në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, për të kundërshtuar marrëveshjen e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe atë për demarkacionin me Malin e Zi.

Kulmi i protestes ishte kur deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti, i cili edhe pse ka një fletëarrest është paraqitur në foltore dhe ka mbajtur fjalim para qytetarëve, duke përsëritur kundërshtimin ndaj marrëveshjeve që i ka nënshkruar qeveria e Kosovës me Serbinë dhe me Malin e Zi.

“Ta duash bashkimin kombëtar nuk do të thotë ta urresh tjetrin, por mos ta duash bashkimin kombëtar do të thotë a urresh veten”, ka thënë Kurti.

Kurti ka thënë se në vend që të ndodhë bashkimi, po ndodh ndarja, ndërsa ka fajësuar qeverinë që këtë ndarje po e bën përmes asaj që e ka quajtur “Zajednicë”, dhe përmes ndarjes demarkacionit me Malin e Zi.

“Kundër bashkimit me Shqiprinë është Serbia, e miqtë e saj. Por është edhe elita provincailste politike në pushtet”, ka thënë Kurti.“Vetëm me flamurin kuqezi mund të ecim përpara. Nuk mund të ecim përpara me atë flamurin lara-lara, që e kanë nxjerrë këta tregtarë flamujsh që janë shitur për interesa të veta”, ka thënë Kurti.

Policia ka arrestuar Albin Kurtin

Policia e Kosovës ka arrestuar deputetin e lëvizjes Vëtevendosje i cili mbas protestës kishte shkuar në selin e partisë. Policia menjëherë kishte rrethuar selinë e ketij subjekti politik në Prishtinë.

Menjëherë sapo policia ka rrethuar selinë, mbështetësit e lëvizjes Vetëvendosje u kanë kërkuar forcave speciale që të largohen e madje kanë filluar edhe të përleshen me to.Nga ana e saj, policia ka reaguar duke përdorur gazin lotësjellës për të shpërndarë mbështetësit, disa prej të cilëve më pas edhe i ka arrestuar.

Më pas forcat speciale kanë hyrë me dhunë në selinë e VV-së dhe kanë arritur të bëjnë arrestimin e Kurtit, ndërsa në pranga ka përfunduar edhe rreth 90 aktivista të Vetëvendosjes.

error: Të drejtat e rezervuara !!