Kajoshaj: Vukoviq i panjoftuar kur bëhet fjalë për kufijtë e Tuzit dhe Podgoricës

0

Kryetari i Kuvendit të komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj tha se Kryetari i Podgoricës Ivan Vukoviq është i pa njoftuar kur bëhet fjalë për kufijtë e Tuzit dhe Kryeqytetit, shkruan Dan.

Ndoshta nuk është i njoftuar mbi këtë, dhe ata që e këshillojnë e këshilojnë gabim. Edhe pse, as ai nuk mund të dijë gjithçka se deri ku e ka territorin e tij dhe deri ku është i joni. Këshilli i veçant merret me kufirin, dhe ende nuk kemi asgjë konkrete. Kishte bisedime, por kjo është e gjitha ”, tha Kajoshaj.

Kryetari i Kryeqytetit Ivan Vukoviq para disa ditëve tha se pjesa nga Tregu i bagëtive deri te Ura e Cemit është territor i Kryeqytetit, gjë për të cilën Kajoshaj nuk u pajtua dhe deklaroi se kjo është territor i Komunës së Tuzit.

Kajoshaj shpreson që banorët e Vranjës dhe Mataguzhit do të bien dakord se kuj do ti takojë Kisha e Shën Nikollës dhe varrezat përreth saj. Kajoshaj tha se Komuna e Tuzit nuk do të përfshihet në këtë, por se ata do të presin që vendasit të gjejnë gjuhën e përbashkët. Nëse ata nuk arrijnë të bien dakord për kishë dhe varrezë, atëher ne do të reagojmë. Nëse ata nuk dakordohen, ne do të respektojmë ligjin.

Kajoshaj tha se, përpos këti rasti me komunën në kuadër të Kryeqytetit Golobovcë nuk do të ketë mosmarrveshje sa i përket ndarjes kufitare.

Ai gjithashtu thekson se se ska dilemë se Shtëpit Rakiq janë të Komunës së Tuzit.

Ndoshta disa që kanë ardhur tash vonë dëshirojnë të jenë pjesë e Kryeqytetit, por vendasit nuk e besoj. Por ne nuk mund të plotësojmë dëshira. Kufijt dihen dhe nuk mund t’i vendosim sipas dëshirave të dikujt. Ai dihet dhe do të respektohet, deklaron Fadil Kajoshaj. /Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!