Nik Gjeloshaj shpallet “Njeriu i Vitit 2019″

0

Gazeta “Zani i Malsise”shpall z.Nik Gjeloshaj “Njeriu i Vitit 2019″

Nisur nga fakti dhe rëndësia e marrjes së drejtimit të komunës së Tuzit nga koalicioni i partive Shqiptare, kur dihet se në krye të këtij koalicioni, që nga marsi i vitit 2019 është Nik Gjeloshaj, i cili u zgjodh edhe drejtues i kësaj komune, gazeta “Zani i Malsise”, duke e konsideruar këtë ngjarje me rëndësi politike dhe historike, shpalli këtë përvjetor të 107-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë z.Nik Gjeloshaj “Njeriu i vitit 2019”.

Faktorizimi i shqiptarëve në Malin e Zi ka një rëndësi jetike për komunitetin shqiptar, për vlerat dhe traditat që përfaqësojnë dhe trashëgojnë. Ridimensionimi i këtij faktori shton potencialet kontribuuese dhe rrit në mënyrë të ndjeshme rolin që do të kenë shqiptarët në jetën dhe vendimmarrjet politike në Malin e Zi. Me Nik Gjeloshajn faktori shqiptar në Tuz dhe në gjithë hapësirën shqiptare në Malin e Zi, hyjnë në një erë të re, në një ardhmëri premtuese, në një progres vlerash dhe interesash që e ballafaqojnë shqiptarin me dinjitet në sfidat evropianizuese.

Zani i Malsisë

Fotografia e Vasel Gilaj
error: Të drejtat e rezervuara !!