Rama: “Ju lutem mos dërgoni më ndihma ushqimore”, Kontribuoni financiarisht që t’ju ndërtojmë shtëpitë

0

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social i është drejtuar me një thirrje të gjithë shqiptarëve duke u kërkuar që të mos dërgojnë më ndihma në ushqime dhe rroba. Në portin e Durrësit thotë kryeministri nuk ka më kapacitete për depozitimin e tyre dhe nevoja tashmë është përmbushuar e tejkaluar.

“Gjynah nga Zoti të skadojnë e të kalben”- shkruan Rama.

Më tutje kreu i qeverisë paralajmëron se qytetarët nuk duhet të dëgjojnë ata që spekulojnë me episode sporadike.

“Nuk ka vjedhje ndihmash e as shitje ndihmash, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësisshme nga përmasat.”-shkruan Rama.

STATUSI I PLOTË I KRYEMINISTRIT:

JU LUTEM MOS DERGONI MË NDIHMA USHQIMORE DHE RROBA

Kanë ardhur pafund dhe hapësirat e magazinimit po shterren. Në Portin e Durrësit s’ka më kapacitet për depozitimin e tyre dhe nevoja është përmbushur e tejkaluar, falë shumë njerëzve, sipërmarrjeve, organizatave, institucioneve brenda e jashtë! Gjynah nga Zoti të skadojnë a të kalben nga mospërdorimi

FALEMINDERIT SHUMË, ME ZEMËR, POR JU LUTEM MIRËKUPTIMIN TUAJ

JU LUTEM MOS DËGJONI ata që spekullojnë me episode sporadike konfuzioni të natyrshëm në situatën e jashtëzakonshme ku jemi

NUK KA VJEDHJE NDIHMASH e as SHITJE NDIHMASH, në asnjë lloj niveli shqetësues, por bëhet fjalë për episode krejt të parëndësishme për nga përmasa apo për shfaqje e postime provokatorësh të pashpirt, në LUMIN E NDIHMAVE të solidaritetit fantastic

JU LUTEM kuptoni se problemi i emergjencës fillestare të ushqimit dhe veshmbathjes se fatkeqëve, është tanimë i zgjidhur dhe i tejkaluar FALË JUSH

JU LUTEM SOLIDARIZOHUNI PËR TË PËRBALLUAR LUFTËN E VERTETË për strehimin e tyre dinjitoz

Kontribuoni me një shumë sado modeste, SIPAS MUNDËSISË SUAJ në adresën unike e-albania.al/dhuro dhe JU LUTEM, MOS DËGJONI TË PAUDHËT që hedhin dyshime e mbjellin mërzi mbi kupën e shpirtit tuaj të dëshpëruar, duke aluduar lloj-lloj ligësish e pabesish…

JU LUTEM BESOJENI, KY ËSHTË MOMENTI YNË I BALLAFAQIMIT ME ZOTIN E SHQIPTARËVE dhe nuk është ora e kujtdo që e mohon atë Zot, duke bërë politikë apo kallur mërzinë e vogëlsisë së vet, në SHPIRTIN TUAJ BUJAR

ZOTI BEKOFTË SHQIPËRINË DHE JU TË GJITHË PA DALLIM e frenoftë gjuhën e kujtdo s’di çfarë flet në këtë ORË SPROVE TË RËNDË për FORCËN E ZEMRËS SHQIPTARE

error: Të drejtat e rezervuara !!