KKSH 7 Marsin – Ditën e Mësuesit këtë vitë do ta festojë vetëm në Rozhajë

0

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi do të shënojë 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme për arsimin shqip.

Komisioni për Arsim dhe Përdorimin Zyrtar të Gjuhës Shqipe i KKSH-së ka vendosur që manifestimi i sivjetshëm të zhvillohet në Shkollën fillore në Dacaj, të vetmin institucion arsimor në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës.

Përpos ceremonisë së shënimit të Ditës së Mësuesit, me këtë rast KKSH do të dhurojë lektyra shkollore për Bibliotekën e Shkollës fillore në Dacaj, si dhe Abetaren mbarëkombëtare për nxënësit e kësaj shkolle. Manifestimi, i cili organizohet në kuadër të projektit të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, do të mbahet të hënën, më 7 mars , në orën 12.00.

error: Të drejtat e rezervuara !!