Nis pjesa e dytë e kampionatit: Nesër në Ulqin, Deçiqi ndaj Otrant Olimpik

0

Nesër të dielën fillon pjesa e dytë e kampionatit në Ligën e Dytë të Malit të Zi në futboll.

Lideri i ligës së dytë, skuadra e Deçiqit ndeshjen e parë të vazhdimit të kampionatit do luaj në transfertë ndaj “Otrant Olimpik” nga Ulqini.

Ndeshja fillon në ora 14:00 në stadiumin në Plazhin e Madh.

Në afatin kalimtar dimëror skuadra e Deçiqit është përforcuar me portierin Jovan Peroviq si dhe futbollistët Zhelko Krstoviq, Angjell Rudoviq dhe Nikolla Stojanoviq.

error: Të drejtat e rezervuara !!