Përurohet autostrada Arben Xhaferri: Haradinajt i shkuan Zaevi dhe Markoviq, mungoi Rama (Video)

0

Eshtë përuruar në Kosovë autostrada që mban emrin e të ndjerit Arbër Xhaferi, e cila lidh Prishrinën me Shkupin. Në inagurim ishin të gjithë krerët e politikës kosovare, si dhe kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ndërkohë nga Mali i Zi prezent ishte kryeministri Markoviq. Mungonte vetëm Rama nga Shqipëria,i cili kishte dërguar ministren e infrastruktures Belinda Balluku.

Për kryeministrin Haradinaj, kjo rrugë po afron e  integron shtetet fqinje mes tyre dhe po i jep një pamje të re gjithë rajonit.

“Kjo rrugë na afron me njëri tjetrin dhe na bashkon me Evropën. Kjo i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës por dhe rajonit. Shpresoj që bashkë me mikun tim, Zoran Zaev që së bashku të takohemi në anën tjetër për të përuruar pjesën e Maqedonisë së Veriut”, tha Haradinaj.

Edhe për presidentin Hashim Thaçi tha se kjo ditë është e veçantë jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin ballkanik.

“Nëse dje na është dukur e pamundur që të kryejmë këtë autostradë, sot ia kemi arritur. Kjo është Kosova e re, moderne dhe evropiane”, tha ai.

Autostrada e re eviton qarkullimin në një prej akseve më të ngarkuara, atë mes Prishtinës e Shkupit, që kishte në mes Ferizajn.   

error: Të drejtat e rezervuara !!