Zyrtarët e Komunës së Tuzit takime pune në Komunën e Ulqinit, Budvës dhe Tivarit

0

Me iniciativë të vet, Ushtruasi i detyrës së Kryeadministratorit si dhe UD të Sekretares së Sekretarjatit për qeverisje lokale Robert Camaj si dhe Marina Ujkaj gjatë muajit maj, kanë zhvilluar disa kontakte dhe takime pune në Komunën e Ulqinit,  Budvës si dhe asaj të Tivatit, njoftojnë nga Komuna e Tuzit.

Në komunë e Ulqinit janë takuar me Kryeshefin e policisë komunale me bashkëpuntor ku mori pjesë edhe Rexhep Çunmulaj, poashtu UD i Kryeshefit të policisë Komunale të Tuzit, si dhe ndihmës sekretarën e Sekretarjatit për qeverisje lokale.

Në Komunën e Budvës, u takuan me Kryeadministratorën si dhe Sekretarën për qeverisje lokale znj. Danica Kovaçeviq si dhe znj. Milijana V Jellushiq.

Ndërsa në Komunën e Tivatit u pritën nga Kryeadministratorja mr Marija Sijerkoviq, Shefin e Shërbimit për punë të përbashkëta si dhe Kryeshefin e policisë komunale dhe Drejteroi i drejtorisë për punë inspektive.

Gjatë këtyre vizitave janë shkëmbyer përvojat si dhe është treguar për nevojën e realizimit të bashkëpunimit në të gjitha drejtime duke treguar në defektet ligjore dhe duke parë mënyrën e organizimit të tyre dhe formës se si të aplikohën të arriturat në strukturat e organeve të qeverisjes lokale.

Gjatë këtyre vizitave është treguar nevoja e ngritjes së bashkëpunimit mes komunave, shkëmbimit të përvojave dhe arritjes së moduleve të bashkëpunimit.

Komuna e Tuzit është në fazën parapërgaditore të akteve si dhe themelimit të organeve dhe shërbimeve të saj, e që nënkupton krijimin e një sistemi efikas në shërbim të të gjithë qytetarëve.

Përvoja e komunave ekzistuese si dhe atyre të posaformuara mund të shërbejnë për menjanimin dhe tejkalimin e vështirësive eventuale si dhe zgjidhjet ligjore të cilat janë treguar defektive.

Shërbimi i kryedministratorit si dhe sekretarjatit për qeverisje lokale i janë besuar detyra dhe obligime ligjore të gjëra të cilat mundë të përmbushen vetëm përmes marrjes dhe aplikimit të përvojave që janë treguar si funksionale.

error: Të drejtat e rezervuara !!