Dukaj: Falenderojmë Qeverinë e Kosovës për ndihmën në rindërtimin e shkollës në Dacaj

0

Drejtori Gjeneral i Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi, Marash Dukaj, përmes një postimi në facebook ka falenderuar Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës për donacionin prej 10.000€ për rindërtimin e shkollës fillore në Dacaj të Rozhajës.

“Në emër të Ministrisë së Arsimit të Malit të Zi dhe Ministrit Shehoviq falenderojmë Qeverinë e Kosovës për donacion” thuhet në deklaratën e Dukaj.

Rikujtojmë që shkolla fillore në Dacaj pësoi dëme të konsiderueshme nga djegja që kishte kapluar Dacajt e Rozhajës disa ditë më parë.

Nga Ministria e Arsimit kanë deklaruar që shkolla në fjalë do të rindërtohet sipas projektit të hartuar nga vetë ata./Malësia.ME/

error: Të drejtat e rezervuara !!