Mali i Zi me 1 qershor hapë kufijtë me Kosovën dhe Shqipërinë

0

Qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se nga 1 qershori do të hapë kufijtë për disa shtete mes tyre edhe Shqipëria dhe Kosova.

Në një postim në Twitter, qeveria e Malit të Zi ka njoftuar se lejon hyrjen e të huajve që vijnë nga vendet që i kanë më pak se 25 të infektuar me COVID-19 në 100 mijë banorë.

Ata këtë do të mund ta bëjnë pa pasur nevojë t’i nënshtrohen proceseve të karantinimit apo vetëizolimit. Qeveria malazeze gjithashtu ka bërë të ditur se lista do të rishikohet dhe rivlerësohet çdo javë.

Aktualisht në këtë listë qytetarëve të vendeve që u lejohet hyrja në Mal të Zi janë nga Shqipëria, Kosova, Monako, Austria, Sllovakia, Greqia, Gjermania, Hungaria, Bullgaria, Izraeli, Maqedonia e Veriut, Estonia, Irlanda, Çekia, Finlanda, Norvegjia, Kroacia, Islanda, Sllovakia, Lituania, Azerbajxhani, Bosnja, Luksemburgu, Izraeli dhe Sllovenia.

error: Të drejtat e rezervuara !!