Ministria e Financave e Kosovës, ndihmon me 10 mijë euro rindërtimin e shkollës së djegur në Dacaj-Rozhajë

0

Pas marrjes së informatave për djegien e shkollës fillore në gjuhën shqipe në Dacaj të Komunës së Rozhajës, Ministria e Financave dhe Transfereve e Republikës së Kosovës është interesuar për rindërtimin e kësaj shkolle.

Nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, janë kontaktuar autoritetet lokale dhe komuniteti shqiptar në Malin e Zi, njoftohet nga ministria.

Si rrjedhojë e nevojës së paraqitur, ministri i Financave dhe Transfereve Besnik Bislimi me qëllim të ofrimit të ndihmës materiale për rindërtimin e kësaj shkolle të djegur, ka marrë vendim që të ofrojë mbështetje financiare me shumën  dhjetë mijë euro (10,000.00€).

Ky Vendim është bazuar në kompetencat e tij ligjore të Ministrit të Financave dhe Transfereve, duke u bazuar në Ligjin e Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë (LMFPP) dhe Ligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020, rindërtimin e shkollës së djegur në fshatin Dajac, Rozhajë në Malin e Zi.

error: Të drejtat e rezervuara !!